Kimi Antonelli me Mercedes ishte më i shpejti mëngjesin e së shtunës në provat zyrtare të garës së Las Vegas. Piloti italian dha kohën 1’33”893, duke siguruar “pole position”, por do ta nisë garën nga vendi i gjashtë.
Një penalitet prej 5 pozicionesh, për shkak të disa modifikimeve në makinë, ie detyrojnë t’ia dorëzojë kreun e renditjes holandezit Max Verstappen me Red Bull, që u rendit i dyti.
Verstappen do ta ndajë vijën e parë të nisjes bashkë me britanikun George Russell me Mercedes, që u rendit i treti. Pas tij u klasifikua Lando Norris me McLaren e më pas Isack Hadjar me makinën tjetër Red Bull.
Ferrari ishte një dështim sot në provat zyrtare, me të dy pilotët që u eliminuan që në sesion e dytë dhe janë jashtë “top-10”. Charles Leclerc u rendit në vendin e 11-të dhe Lewis Hamilton në të 12-tin.
Ata do të përfitojë nga një pozicion nga penalizimi që do të ketë Oscar Piastri, i shtati me McLaren. Makina italiane nuk arriti do të përshtatej si duhet me rrugët qytetase të Las Vegas dhe në garë do ta ketë të vështirë.








