Ronald Araujo ka folur me superlativa për pritjen që ka marrë te Liverpooli, pas transferimit në formë huazimi njëvjeçar nga Barcelona gjatë muajit gusht.

Mbrojtësi uruguaian ka treguar se bashkëlojtarët, stafi teknik dhe tifozët e kanë ndihmuar shumë që të përshtatet në ambientin e ri, duke ia lehtësuar kalimin nga futbolli spanjoll në atë anglez.


Araujo ka veçuar edhe raportet e afërta që ka krijuar me futbollistët që flasin spanjisht, Alexis Mac Allister dhe Alisson, me të cilët kalon kohë edhe jashtë stërvitjeve.

“Që nga momenti kur kam mbërritur te Liverpooli, të gjithë më kanë trajtuar si një prej tyre. Ata ma kanë lehtësuar gjithçka, bashkëlojtarët, stafi dhe tifozët gjithashtu. Jam shumë mirënjohës për dashurinë që po më tregojnë”, ka deklaruar Araujo për The Athletic.

Uruguaiani ka folur edhe për përshtatjen me futbollin anglez, duke theksuar se Liga Premier ka ritëm më të lartë dhe është më fizike sesa La Liga.

“Liga Premier është më dinamike dhe më fizike se La Liga. Këtu ndeshjet janë të vështira, pavarësisht se ku ndodhet kundërshtari në tabelë. Duhet të vraposh gjatë të gjitha 90 minutave, por personalisht kjo është diçka që më ndihmon”, ka shtuar ai.

Araujo duket se po e shijon aventurën e re në Angli, ndërsa fjalët e tij tregojnë se ambientimi në Liverpool ka qenë më i lehtë falë mbështetjes që ka marrë nga brenda dhe jashtë klubit./Telegrafi/