AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Revoltat e të rinjve

Të rinjtë kanë dalë në rrugë në Francë, Shqipëri, Serbi dhe në disa vende të tjera për të protestuar kundër partive tradicionale të korruptuara dhe pabarazisë ekonomike. Por përpjekjet e tyre për të përmirësuar demokracinë liberale ka gjasa të mbeten në hije përballë përpjekjeve shumë më të organizuara të së djathtës ekstreme për të marrë pushtetin.

Ian BurumaIan BurumangaIan Buruma
52 seconds më parë
në Artikull kryesor, Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
gvvkzqw 202611021653111135
Protestuesit i vënë flakë një koshi plehrash gjatë protestave anti-qeveritare në Tiranë | Foto: Gent Shkullaku/LSA

Revoltat politike shpesh vijnë me valë. Ashtu si ideologjitë dhe besimet fetare, ato mund të përhapen nga një vend në tjetrin.

Të rinjtë po protestojnë në shumë pjesë të botës, në mënyra dhe për arsye të ndryshme. Në Indi, Cockroach Janta Party, një lëvizje e nisur në internet nga aktivistë dhe studentë pasi kryetari i Gjykatës së Lartë thuhet se i krahasoi të rinjtë e papunë me buburreca dhe parazitë, udhëhoqi këtë verë protesta të suksesshme kundër parregullsive në provimet e arsimit të lartë. Lëvizja i zgjeroi shpejt kërkesat e saj për të përfshirë zgjedhje të ndershme, lirinë e shtypit dhe të drejtat e grave.

Në Serbi, një lëvizje studentore pa udhëheqës, që kërkonte reforma demokratike, rrëzoi në zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar një qeveri gjithnjë e më autokratike. Në Francë, Itali, Shqipëri, Gjermani dhe në shumë vende të tjera, të rinjtë po ngrihen kundër qeverive që i shohin si të ngurta, të korruptuara dhe pa ide se si t’i përgjigjen rritjes së vrullshme të pabarazisë në pasuri, rreziqeve të inteligjencës artificiale, ndryshimeve klimatike dhe papunësisë.

Këto revolta i bashkon ndjenja e tradhtisë dhe bindja se gjithçka është kundër të rinjve, të cilët nuk mund të shpresojnë më se do të jetojnë më mirë se prindërit e tyre. Madje, shumë prej tyre presin të jetojnë më keq. Ata besojnë se sistemet e sotme politike i kanë zhgënjyer. Siç është shprehur ish-kryeministri britanik Gordon Brown, “vetë demokracia liberale është tani në bankën e të akuzuarve”.

Protestat studentore të viteve 1960, të paktën në Europën Perëndimore, duken thuajse si lojë krahasuar me zemërimin që ndiejnë sot shumë të rinj. Parulla e Parisit të majit 1968, L’imagination au pouvoir (“Imagjinata në pushtet”), sot do të ishte e paimagjinueshme. Jetojmë në një botë më të rrezikshme.

Por mes dhunës dhe plaçkitjeve në Paris, brutalitetit policor në Indi dhe koktejeve Molotov në Shqipëri, disa shohin shenja shprese. Pas fitores zgjedhore të lëvizjes studentore në Serbi, The Guardian shpalli se atje “po zë rrënjë një lloj i ri demokracie”. Shtysa e lëvizjes ishte thjesht dëshira për një shoqëri më të drejtë e më pak të korruptuar. Ajo nuk mbështetej te një ideologji e përbashkët, te një strukturë partiake apo te një udhëheqës karizmatik. Ndoshta në një demokraci të re e më të mirë s’do të kishte më as nevojë për parti.

Nëse demokracia liberale është në bankën e të akuzuarve, sa do të arrijnë ta përmirësojnë atë lëvizjet protestuese? Presioni politik i protestuesve mund të sjellë ndonjëherë ndryshime të mirëpritura. Rënia e regjimit autokratik e nacionalist të presidentit serb Aleksandar Vuçiç është një zhvillim pozitiv. “Buburrecat” indianë arritën ta largonin ministrin e Arsimit. Studentët francezë të majit 1968 ndoshta nuk ia dolën ta ndryshonin rrënjësisht politikën, por i hapën rrugën një lirie më të madhe shoqërore dhe seksuale.

Në Shtetet e Bashkuara, protestat e viteve 1960 ndihmuan që opinioni publik të mbështeste të drejtat civile të afroamerikanëve dhe të kundërshtonte Luftën e Vietnamit. Lëvizje më të vona, si Occupy Wall Street (2011) dhe Black Lives Matter (2013), arritën të impononin pak ndryshime politike. Për ndryshime të tilla duhen parti politike dhe njerëz që t’i drejtojnë ato. Lëvizja për të drejtat civile e viteve 1950 dhe 1960 s’do të kishte shkuar aq larg po të mos i kishte bërë presidenti Lyndon B. Johnson presion Kongresit që të miratonte ligjet për të drejtat civile.

Lëvizjet u japin njerëzve mundësinë të shprehin pakënaqësinë dhe të bashkohen rreth idealeve, por nuk janë të përshtatshme për negociata politike. Këtë rol e luajnë partitë, të cilat përfaqësojnë interesa krahas idealeve. Lëvizjet që duan t’i heqin qafe partitë, sepse i shohin si pengesa të rrëmujshme, egoiste e të korruptuara në rrugën drejt realizimit të idealeve, zakonisht janë thellësisht jodemokratike ose, së paku, joliberale. Këta aktivistë nuk pranojnë që lëshimet e ndërsjella të politikës demokratike t’ua cenojnë pastërtinë e idealeve.

Një arsye tjetër për të mos pritur tepër nga lëvizjet protestuese të të rinjve është bindja e gabuar se të rinjtë janë medoemos në krah të liberalizmit dhe të hapjes. Mjafton të kujtojmë thënien që shpesh i atribuohet gabimisht Winston Churchill-it. “Nëse nuk je liberal në moshën 25-vjeçare, nuk ke zemër. Nëse deri në moshën 35-vjeçare nuk je bërë konservator, nuk ke tru.” Po të ishte e vërtetë, do të kishte plot të rinj pa zemër. Është e lehtë të harrosh se Hitleri ishte ende në të dyzetat kur erdhi në pushtet. Shumica e bashkëpunëtorëve të tij kryesorë në lëvizjen naziste ishin më të rinj.

Ndërsa mijëra të rinj dalin në rrugë kundër partive tradicionale të korruptuara dhe pabarazisë ekonomike, të tjerë nga i njëjti brez po angazhohen në një lloj krejt tjetër politike. Idetë ekstreme po entuziazmojnë të rinjtë dhe të rejat në forumet rinore të partive të së djathtës ekstreme. Në Europë, udhëheqësit më të suksesshëm të këtyre partive, si Giorgia Meloni në Itali, Jimmie Åkesson në Suedi, Alice Weidel në Gjermani dhe Jordan Bardella në Francë, janë vetë relativisht të rinj dhe, të paktën në pamje të parë, bëjnë figurë të mirë. Ka ikur koha e ekstremistëve të vjetër e të ronitur, me rrënjë në të kaluarën fashiste. Këta janë profesionistë të shkathët e të kujdesshëm për imazhin e tyre.

Edhe ata kanë ideale, por këto ideale nuk janë aspak liberale. Ndryshe nga shumë aktivistë të rinj, ata kanë ambicie dhe etje për pushtet. Demokracia liberale është vërtet në bankën e të akuzuarve. Rreziku më i madh për të vjen nga këta demagogë të shkathët, që dinë të organizojnë parti, ndërsa të rinjtë që protestojnë në rrugë përbëjnë një rrezik më të vogël. Duke shfrytëzuar po ato shqetësime politike dhe ekonomike që po ushqejnë protestat e sotme, këta demagogë mund të arrijnë më shumë se protestuesit.

Ian Buruma është autor i shumë librave, ndër ta Murder in Amsterdam: The Death of Theo Van Gogh and the Limits of Tolerance, Year Zero: A History of 1945, A Tokyo Romance: A Memoir, The Churchill Complex: The Curse of Being Special, From Winston and FDR to Trump and Brexit, The Collaborators: Three Stories of Deception and Survival in World War II dhe, së fundmi, Spinoza: Freedom’s Messiah (Yale University Press, 2024).

 

gvvkzqw 202611021653111135

Revoltat e të rinjve

07:25 | 21/11/2026
ibkrgjb 20260805210331134

FMN kundërshton uljen e TVSH-së për ushqimet dhe heqjen e taksës së qarkullimit

21:45 | 20/11/2026
Basti i madh i Macron u shpërblye

Rrënjët e dështimit të Emmanuel Macron

17:12 | 20/11/2026
vlore

Konfiskohen 16 milionë euro prona të Artur Shehut dhe rrethit të tij në Ujë të Ftohtë

13:45 | 20/11/2026
whatsapp image 2026 11 19 at 6.50.18 pm

Arrestimet e paligjshme, avokatët kërkojnë të mbahet përgjegjësi nga Policia e Shtetit

12:56 | 20/11/2026
feature image e1795099884405

Skandali Kimberly Guilfoyle nuk e ndal Greqinë drejt gazit amerikan

10:47 | 20/11/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.