Kryeministri Rama mbledh sot Asamblenë e PS-së në Tiranë, në fokus zgjedhjet vendore dhe gara për kryeqytetin

Këtë të shtunë, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, kryeministri i vendit Edi Rama, do të mbledhë Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë.

Në qendër të diskutimeve pritet të jetë organizimi i strukturave socialiste, me vëmendje të veçantë te kryeqyteti, ku pritet të përqendrohet një pjesë e rëndësishme e garës elektorale.

Të lidhura

None found

Kjo është mbledhja e radhës që kreu i socialistëve zhvillon me drejtuesit e partisë në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Vetëm një ditë më parë, Rama zhvilloi një takim në Kryeministri me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, ku diskutimet u përqendruan te organizimi dhe angazhimi elektoral.

Ndërkohë, më 14 nëntor, kryeministri mblodhi Asamblenë e Përgjithshme të PS-së në Gjirin e Lalzit, ku në fokus ishte riorganizimi i strukturave dhe nisja e përgatitjeve për fushatën e vitit 2027.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Rama vendosi shkarkimin e Erion Veliajt nga drejtimi i PS-së në Tiranë, ndërsa për organizimin e mëtejshëm të strukturave socialiste në kryeqytet u caktuan Ervin Demo dhe Albana Koçiu.


Shtuar më 21.11.2026 08:09

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet