E shtunë, 21 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti i paqëndrueshëm vijon edhe të shtunën, reshje shiu në disa zona të vendit

Moti i paqëndrueshëm do të vijojë të jetë i pranishëm në vendin tonë edhe gjatë ditës së shtunë, me vranësira dhe reshje shiu në disa zona të territorit.

Sipas parashikimit meteorologjik, dita do të karakterizohet nga vranësira, të cilat pas orëve të mëngjesit pritet të vijnë gradualisht në pakësim.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të nisin që në orët e para të 24-orëshit, duke përfshirë pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mëngjesit. Gjatë ditës, reshjet do të vijojnë kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe në zonat malore, por me intensitet të ulët.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, shpejtësia e saj pritet të arrijë deri në 10 m/s.

Reklamë

Sa i përket temperaturave, ato do të regjistrojnë vlera nga 7 gradë Celsius në Korçë, Peshkopi dhe Bajram Curri, deri në 19 gradë Celsius në Sarandë.

Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.