EULEX mohon pretendimet se zyrtarët e tij policorë të kenë drejtuar armë ndaj ndonjë familjari të Jakup Krasniqit

21 Nëntor 2026 | 08:15

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) reagoi pas raportimit në disa media se pjesëtarët e këtij misioni u kanë drejtuar armët familjarëve të Jakup Krasniqit gjatë largimit të tij nga vizita familjare në Kosovë.

EULEX mohoi që ndonjë zyrtar policor i këtij misioni të ketë drejtuar armë ndaj kujt qoftë.

“Lidhur me pretendimet e pabaza të publikuara nga disa media lidhur me një trajtim të supozuar të papërshtatshëm të armëve të zjarrit nga zyrtarët policorë të EULEX-it gjatë ofrimit të mbështetjes logjistike dhe operacionale për Dhomat e Specializuara të Kosovës gjatë një vizite në paraburgim për arsye bindëse humanitare, EULEX-i i mohon fuqishëm këto pretendime dhe thekson se zyrtarët policorë të EULEX-it nuk kanë drejtuar asnjë armë ndaj askujt në asnjë moment.

Armët e zjarrit trajtohen nga personeli i EULEX-it në përputhje të rreptë me standardet ndërkombëtare dhe evropiane”, thuhet në reagimin e EULEX-it.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti i kërkon Zelenskyt njohjen e Kosovës: Rasti ynë ndryshon nga ai i Krimesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje presidentit të Ukrainës , Volodymyr Zelensky, për njohje të pavarësinë e Kosovës. Ai theksoi se rasti i...
20:25 | 20/11/2026

Përfundon edhe një tjetër ditë pranë familjes, EULEX-i me 4 xhipa shkon të marrë Jakup Krasniqin nga shtëpia

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përfunduar edhe një ditë të vizitës së tij pranë familjarëve në Kosovë, ndërsa pjesëtarët e EULEX-it kanë...
18:01 | 20/11/2026

Çitaku në mbledhjen e PDK: Javën e ardhshme prezantojmë frytet e para të punës për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë

Partia Demokratike e Kosovës mbajti sot një takim të përbashkët të Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe kryetarëve të degëve. Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së,...
17:37 | 20/11/2026