Pas muajsh refuzimi të dialogut, Rama publikon videon e takimit me studentët: Ata besojnë te protesta, jo te gurët
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta nisë mëngjesin e kësaj të shtune me një mesazh në rrjetet sociale, ku publikon pamje nga një takim me një grup studentësh, me të cilët thotë se ka zhvilluar një dialog mbi protestat dhe mënyrën e shprehjes së pakënaqësive.
Kryeministri thekson se bëhet fjalë për studentë që besojnë te protesta dhe jo te përdorimi i gurëve. Sipas tij, me ta është rënë dakord që për momentin të mos publikohet debati i zhvilluar, por vetëm pamjet nga takimi.
Në mesazhin e tij, Rama ka falënderuar gjithashtu Sara Bodon, duke vlerësuar punën e saj në drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, të cilën, sipas kryeministrit, e ka kthyer në një “magnet për vajza e djem pa dallim bindjesh”.
“MIRËMËNGJES ![]()
dhe me një videokartolinë nga dialogu me studentë që besojnë te protesta jo te gurët, me të cilët ramë dakord të mos e publikojmë hëpërhë debatin po vetëm pamjet, si edhe me falenderimin për Sara Bodon që e ka kthyer Agjencinë Kombëtare të Rinisë në një magnet për vajza e djem pa dallim bindjesh, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Rama.




