Lëvizja Studentore Kombëtare (LSK) zhvillon këtë të shtunë, më 21 nëntor, mbledhjen e parë të delegatëve të përkohshëm.
Sipas njoftimit të lëvizjes, deri më tani mbi 2 mijë studentë nga 34 universitete të Shqipërisë janë anëtarësuar në këtë organizim, ndërsa më shumë se 500 studentë kanë marrë pjesë në mbledhjet e zhvilluara në fakultete.
Deri në këtë fazë, 10 fakultete kanë zgjedhur delegatët e tyre të përkohshëm, të cilët do të marrin pjesë në mbledhjen e parë kombëtare.
Në përfundim të mbledhjes, delegatët dhe studentë të tjerë do të dalin në një deklaratë për mediat, e cila do të mbahet në orën 12:15, në oborrin e Universitetit Politeknik të Tiranës.
“Të shtunën më 21 nëntor, zhvillohet mbledhja e parë e delegatëve të përkohshëm të Lëvizjes Studentore Kombëtare (LSK). Lëvizja Studentore Kombëtare është një organizim i pavarur, demokratik dhe jopartiak, i ndërtuar nga vetë studentët, fakultet pas fakulteti. Mbi 2000 studentë janë anëtarësuar tashmë nga 34 universitete të Shqipërisë. Mbi 500 studentë kanë marrë pjesë në mbledhjet përkatëse, ku deri më tani 10 fakultete kanë zgjedhur delegatët e tyre te përkohshëm. Në saj të mbledhjes së organizuar, delegatët, sëbashku me studentë të tjerë do të japin një deklaratë mediatike në orën 12:15, në oborrin e Universitetit Politeknik të Tiranës”,– thuhet në njoftimin e ndarë për mediat.













