E shtunë, 21 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Breshër pranë tunelit të Murrizit, vështirësi në qarkullimin në Rrugën e Arbrit, apelohet për kujdes

Janë përkeqësuar kushtet atmosferike në Qarkun Dibër këtë të shtunë.

Ulja e ndjeshme e temperaturave ka bërë që në lartësinë 900 metra të ketë reshje breshëri.

Reshjet kanë përfshirë zonën e Xibrit pranë tunelit të Murrizit ku breshëri ka krijuar shtresë në rrugë.

Drejtuesit e automjeteve që përdorin rrugën e Arbrit për të lëvizur drejt qarkut Dibër apo Tiranës kërkohet të tregojnë kujdes pasi prania e breshërit në asfalt mund të bëhet shkak për aksidente.

Reklamë

Ndërkohë, situata me furnizimin me energji elektrike vijon të jetë problem pasi në disa zona ende nuk është rikthyet rryma.

Grupet në terren vijojnë punën për riparimin e defekteve dhe rikthimin në normalitet të furnizimit me rrymë të abonentëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.