Ekspertja e Sigurisë Kibernetike, Nadia Elbasani në një intervistë në “News24 Fundjavë”, në News24 foli për sulmet kibernetike të ndodhura kohët e fundit, paralajmërimet për bombë, duke u ndalur edhe te rasti i Rinasit, ku një natë më parë një mesazh kërcënues alarmoi Rinasin dhe shtoi kontrollet. Pas kontrollove në Rinas nuk rezultoi gjendje të
“Kemi pasur alarme nëpërmjet emaileve. Ajo që ndodhi dje ishte hera e parë që nuk po bëhej përmes një emaili apo mesazhi. Dje kishim një mesazh që vinte në formën e një letre brenda avionit. Kujtojmë edhe se data 17 nëntor u përmend shumë shpesh, duke krijuar dhe më shumë frikë. Ajo datë shërbeu negativisht për të shtuar këto tentative sulmesh. Edhe Shqipëria ka pasur alarme të tilla. Do të duhet të kemi një protokoll sigurie sikurse të gjitha vendet e Bashkimit Evropian”, tha ajo.
Gjatë intervistës në studio, analizoi edhe paralajmërimin e SHBA, e cila nëpërmjet një mesazhi, apeloi për masa dhe një vigjilencë të lartë, për shkak të rrezikut për sulme terroriste në Evropë për festat e fundvitit.
“Në periudha festash ku grumbullimet janë më të mëdha, vëmendja duhet të jetë në të njëjtin nivel sigurisë sepse potencialisht rreziku ekziston pasi nuk kemi parë kaq shumë sulme kibernetike më parë.
