Mashtrimi/ Rama shpik një takim me ‘studentë’, nuk tregon se me kë bisedoi dhe çfarë diskutuan

Mashtrimi/ Rama shpik një takim me ‘studentë’, nuk tregon se me kë bisedoi dhe çfarë diskutuan

09:25, 21/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama shpiku një takim në fshehtësi me disa që ai i quan studentë.

Por pavarësisht se bëri një postim online, me pamje ku më shumë shihen zyrtarët e partisë së tij dhe disa patronazhistë, Rama nuk tregoi se me kë u takua.

Jo vetëm kaq, por ai nuk tregoi edhe se çfarë u diskutua me këta të ashtuquajtur ‘studentë’.

“Me një videokartolinë nga dialogu me studentë që besojnë te protesta jo te gurët, me të cilët ramë dakord të mos e publikojmë hëpërhë debatin po vetëm pamjet, si edhe me falenderimin për Sara Bodon që e ka kthyer Agjencinë Kombëtare të Rinisë në një magnet për vajza e djem pa dallim bindjesh, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

Studentët e kanë refuzuar në mënyrë të prerë dialogun me Edi Ramën.

Ata thonë se nuk do të ndalen deri në largimin e Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco