Formula 1 dhe Nike zyrtarizojnë një partneritet shumëvjeçar, debutimi do të jetë që në Las Vegas Kimi Antonelli regjistroi kohën më të mirë, 1 minutë, 33 sekonda e 893 të mijtat, në përfundim të provave zyrtare të Çmimit të Madh të Las Vegasit, por kampioni i saposhpallur i botës nuk do të niset nga pole position, për shkak të penalizimit me pesë pozicione, si pasojë e zëvendësimit të disa komponentëve të njësisë së fuqisë.
Në vend të tij, nga pole position do të niset Max Verstappen me Red Bullin, ndërsa në krah të tij, në vijën e parë të nisjes, do të jetë Mercedes-i tjetër i George Russell. Antonelli kaloi vijën e finishit vetëm pak sekonda para fundit, pasi kishte ngadalësuar për t’u lënë rrugën disa makinave.
Ferrari realizoi kualifikueset më të dobëta; të penalizuar nga pjesët e gjata të drejta të pistës së Las Vegasit nga deficiti i fuqisë së njësisë së fuqisë së motorit të Kokëkuqes, Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton nuk e kaluan sesionin Q2 të provave zyrtare dhe u detyruan të dorëzohen për të nisur garën në vijat qendrorë të startit të garës.
Në vijën e dytë të startit do të jenë Lando Norris dhe Isack Hadjar të pozicionuar në vendin e tretë dhe të katërt, ndërkohë që mjaft mirë bëri edhe Arvid Linblad që do të jetë në vendin e pestë i ndjekur pikësisht nga Antonelli i zbritur në të 6 pas penalizimit. Liam Laëson dhe Pierre Gasly ndanë vijën e katërt të startit duke u pozicionuar në vendin e 7 dhe të 8. Falë penalizimit të Oscar Piastrit me 10 pozicione për zëvendësimin e njësisë së fuqisë së motorit të makinës, Leclerc do të nisë garën nga vija e pestë e startit përkrah Colapintos, ndërsa Hamilton do të jetë në vijën e 6 së bashku me Nico Hulkenberg
Top Channel