Bulqiza vishet me të bardha, reshjet e para të dëborës zbardhin malet
21/11/2026 09:55
Pas reshjeve të dendura të shiut gjatë ditës së djeshme dhe natës së kaluar, në Bulqizë kanë nisur reshjet e para të dëborës.
Siç shihet edhe nga pamjet, dëbora ka zbardhur malet në lartësinë mbi 1300 metra mbi nivelin e detit, duke sjellë pamjet e para dimërore në këtë zonë.
Reshjet e para të dëborës shënojnë edhe afrimin e stinës së dimrit, ndërsa temperaturat kanë pësuar rënie, duke sjellë ndryshimin e motit në zonat malore të Bulqizës.
Top Channel