Maqedonci prezanton robotin e parë UGV të prodhuar në Kosovë

Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes i Kosovës, njoftoi se Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës i është dhuruar roboti i parë tokësor pa ekuipazh (UGV) i prodhuar në vend nga kompania STRIDAR.

Sipas tij, ky robot me numër serik SR-4-001-KS i është dhënë Ministrisë për t’iu përgjigjur nevojave të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Të lidhura

None found

Maqedonci e vlerësoi këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm për industrinë vendore të mbrojtjes dhe për avancimin e kapaciteteve teknologjike të sektorit.

Ai shpjegoi se UGV-të janë sisteme robotike pa operator, të cilat mund të komandohen nga distanca ose të kryejnë në mënyrë autonome detyra të caktuara.

Në varësi të modelit dhe konfigurimit, këto platforma mund të përdoren për vëzhgim, transport të pajisjeve dhe mbështetje në zona me rrezik, si dhe mund të pajisen me sisteme armatimi të kontrolluara nga distanca.

Zhvillimi i këtyre sistemeve, sipas ministrit, dëshmon potencialin e teknologjive me përdorim të dyfishtë, të cilat mund t’u përgjigjen njëkohësisht nevojave të mbrojtjes dhe atyre civile.

Sipas tij, marrëveshjen për donacionin e firmosi bashkë me përfaqësuesin e kompanisë STRIDAR, Nils Alstad.

Në përfundim, ai shprehu mirënjohje ndaj kompanisë për kontributin e dhënë dhe për përpjekjet në ngritjen e kapaciteteve vendore.


Shtuar më 21.11.2026 09:50

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet