Prezantohet roboti pa pilot për FSK-në, “Made in Kosova”

21 Nëntor 2026 | 09:56

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Mbrojtjes iu dhurua roboti tokësor pa ekuipazh (UGV), me numër serik SR-4-001-KS, i prodhuar nga kompania kosovare – amerikane STRIDAR.

Maqedonci bën të ditur se ky është UGV-ja e parë e prodhuar në Kosovë dhe një hap i rëndësishëm për zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes.

“Sot, për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Mbrojtjes iu dhurua roboti tokësor pa ekuipazh (UGV), me numër serik SR-4-001-KS, i prodhuar nga kompania kosovare – amerikane STRIDAR. Ky është UGV-ja e parë e prodhuar në Kosovë dhe një hap i rëndësishëm për zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes.

UGV-të janë mjete robotike pa operator. Ato mund të kontrollohen nga distanca ose të kryejnë detyra të caktuara në mënyrë autonome. Varësisht nga modeli dhe konfigurimi, mund të përdoren për vëzhgim, transport pajisjesh dhe mbështetje në zona me rrezik; mund të pajisen edhe me sisteme armatimi të kontrolluara nga distanca.

Zhvillimi i sistemeve të tilla dëshmon potencialin e teknologjive me përdorim të dyfishtë, të cilat mund t’u shërbejnë nevojave të mbrojtjes dhe atyre civile. Marrëveshjen e donacionit e nënshkrova së bashku me përfaqësuesin e kompanisë STRIDAR, z. Nils Alstad.

E falënderoj STRIDAR-in për këtë kontribut dhe për angazhimin në zhvillimin e kapaciteteve vendore”, ka shkruar Maqedonci.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

EULEX mohon pretendimet se zyrtarët e tij policorë të kenë drejtuar armë ndaj ndonjë familjari të Jakup Krasniqit

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) reagoi pas raportimit në disa media se pjesëtarët e këtij misioni u kanë drejtuar...
08:15 | 21/11/2026

Kurti i kërkon Zelenskyt njohjen e Kosovës: Rasti ynë ndryshon nga ai i Krimesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje presidentit të Ukrainës , Volodymyr Zelensky, për njohje të pavarësinë e Kosovës. Ai theksoi se rasti i...
20:25 | 20/11/2026

Përfundon edhe një tjetër ditë pranë familjes, EULEX-i me 4 xhipa shkon të marrë Jakup Krasniqin nga shtëpia

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përfunduar edhe një ditë të vizitës së tij pranë familjarëve në Kosovë, ndërsa pjesëtarët e EULEX-it kanë...
18:01 | 20/11/2026