Rama e ka cilësuar bisedën si një dialog inkurajues, duke theksuar se studentët besojnë te protesta dhe jo te hedhja e gurëve.

“Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët dhe që "çuditërisht" më gjetën dakord në jo pak nga shqetësimet e tyre. To be continued...”, shkruan Rama.

Reagimi i kryeministrit vjen ndërkohë që vazhdon protesta e studentëve dhe është bërë thirrje për një tubim kombëtar më 28 nëntor.