EMRI/ I dënuar me 9 vite burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, arrestohet 41-vjeçari në Delvinë

10:37, 21/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 41-vjeçar i dënuar me 9 vite burg për marrëdhënie seksuale me të mitur është arrestuar në Delvinë.

Besnik Banushi, banues në këtë qytet, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Sarandës, me vendim të datës 23 korrik 2026, e kishte dënuar për një ngjarje të ndodhur më 2 janar 2012.

Sipas policisë, 41-vjeçari u ndalua në zonën e njohur si “Rrethrrotullimi i Shijanit”, gjatë një operacioni të koduar “Shijani”.

Njoftimi i Policisë:

Delvinë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Shijani”

I dënuar me 9 vite burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, kapet dhe ndalohet 41-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shijanit”, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Besnik Banushi., 41 vjeç, banues në Delvinë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 23.07.2026, e ka dënuar me 9 vite burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, për një rast të ndodhur më datë 02.01.2012.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco