Delvinë/ Ishte shpallur në kërkim, kapet 41-vjeçari i dënuar me 9 vite burg për raporte seksuale me të mitur
Policia e Delvinës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Shijani”, duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Besnik Banushi, 41 vjeç, banues në Delvinë, i shpallur më parë në kërkim policor pasi ishte dënuar me 9 vite burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Ndërhyrja u realizua në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shijanit”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative në kuadër të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim.
Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 23.07.2026, e kishte dënuar 41-vjeçarin me 9 vite burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, lidhur me një ngjarje të ndodhur më 02.01.2012.
Materialet procedurale shtesë iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Delvinë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Shijani”
I dënuar me 9 vite burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, kapet dhe ndalohet 41-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shijanit”, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Besnik Banushi., 41 vjeç, banues në Delvinë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 23.07.2026, e ka dënuar me 9 vite burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, për një rast të ndodhur më datë 02.01.2012.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



