Gossip Showbiz

Brikena merr dhuratën e veçantë dhe habit me mesazhin: “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë…”

Brikena Selmanaj ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe rrjeteve sociale, pas aludimeve se marrëdhënia e saj me Mateo Borrin ka marrë fund. Dyshimet për një ndarje nisën pasi dyshja hoqi njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram.

Megjithatë, këtë herë vëmendjen e ka marrë një gjest i veçantë që Brikena ka ndarë me ndjekësit e saj në Instastory. Ajo ka publikuar një fotografi të një buqete të madhe me lule të bardha, të cilën e ka marrë dhuratë nga fansat e saj.

Krahas fotografisë, Brikena ka ndarë edhe një mesazh të ndjerë falënderimi për fansat, duke vlerësuar dashurinë dhe përkushtimin e tyre.

“Lulet vyshken, por dashuria dhe gjestet tuaja mbeten gjithmonë në zemër! Faleminderit për këto lule të bukura, ju jeni lulet më të bukura të jetës sime!”, ka shkruar ajo.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.