Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, firmosi në maj një kontratë, e cila kishte vlerë deri në dhjetorin e vitit të ardhshëm. Me fazën “play off” për Europianin të siguruar, që do të luhet në mars 2028, automatikisht edhe kontrata e tij mund të quhet e rinovuar.
Fitimi i grupit në Ligën e Kombeve dhe kualifikimi në Europian ishin objektivat e vendosur. Shqipëria e mbylli grupin C1 në vendin e parë, duke ruajtur një tjetër mundësi për Europianin nëse dështon në grupin e kualifikueseve.
Të lidhura
None found
Kështu edhe nëse kuqezinjtë humbasin çdo ndeshje në vitin 2027, sërish do të kenë një tjetër rrugë në dispozicion për Euro 2028.
Për të shmangur fazën “play off”, duhet vend i parë në grup ose të jesh një nga tetë më të mirat e vendeve të dyta në 12 grupe.
Shorti do të hidhet më 6 dhjetor. Shqipëria do të mësojë fatin e saj pikërisht në Belfast të Irlandës së Veriut.








