E shtunë, 21 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I dënuar me 9 vite burgim për marrëdhënie seksuale me të mitur, arrestohet në Delvinë 41-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 41-vjeçar i dënuar me 9 vite burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” është kapur dhe ndaluar nga policia në Delvinë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Shijani”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e Besnik Banushit, banues në Delvinë.

Sipas policisë, 41-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 23 korrik 2026, e kishte dënuar me 9 vite burgim.

Dënimi lidhet me një rast të veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, të ndodhur më 2 janar 2012.

Reklamë

I kërkuari u kap në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shijanit”, pas informacioneve të siguruara nga policia në rrugë operative.Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.