Nga NFL te Championship dhe nga Championship në Premier League…Pak javë pas mbylljes së etapës së tij si aksioner në minorancë i Birmingham, legjenda e NFL duket se ka hedhur sytë nga Chelsea.

Sipas të përditshmes britanike ‘The Guardian’ , 7 herë fituesi i  Super Bowl është në bisedime për të blerë një kuotë të vogël aksionesh të klubit londinez.

‘Tom Brady ka një raport të mirë me Behdad Eghbali. U ftua nga Chelsea kur skuadra fitoi Botërorin e klubeve në Neë Jersey vitin e kaluar dhe u pa duke festuar me futbollistët-theksohet më tej te e përditshmja e njohur britanike.  Ky informacion përkon gjithashtu edhe me njoftimin e bërë në mesin e muajin shtator se Todd Boehly dhe Mark ëalter shitën 12.83% të aksioneve të tyre për 1.1 mld euro dhe kështu klubi mbeti në duart e Behdad Eghbali dhe Jose Feliciano.

Në këtë mënyrë, Clearlake Capital që zotëronte 61.5% të aksioneve kur bleu Chelsea në 2022 për 2.5 miliardë paundë(rreth 3 miliardë euro), është aktualisht pronar me 86.%% të aksioneve të klubit anglez. Nëse largimi i Tom Brady nga Birmingham City. Edhe pse largimi i Tom Brady nga Birmingham City thuhet se kishte si synim “të hapte rrugën për investimin te Stamford Bridge”, siç shkruan The Guardian, ish-ylli i NFL-së zotëron ende një pakicë të aksioneve te Las Vegas Raiders, skuadra e futbollit amerikan. Gjithçka tregon se Xabi Alonso do të ketë së shpejti një partner të ri në drejtimin e klubit.

Top Channel