Në nisje të fjalës së tij, në Asamblenë e PS, në Tirana Kryeministri Edi Rama u ndal te çështja e Tiranës dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai tha se prej dy vitesh Tiranë është “me kokë të prerë”.
Rama e cilësoi situatën e Tiranës gjatë dy viteve të fundit si të pazakontë, duke deklaruar se kryeqyteti ka mbetur pa drejtimin e zakonshëm politik dhe administrativ.
Ai theksoi se prioriteti tashmë është rikuperimi i kohës së humbur dhe adresimi i problematikave që, sipas tij, kanë mbetur pezull në kryeqytet..
“Kryeqyteti i Shqipërisë dy vite me kokë të prerë, kjo është e pashoq. Por nuk ishte në dorën tonë ta ndalnim apo ta zhbëjmë, pavarësisht se haraçin e pamerituar e paguajnë qytetarët e Tiranës. Në dorën tonë është tu tregojmë qytetarëve se si do ta rifitojmë kohën që humbi Tirana në këto dy vite. Si do ta mbyllim plagën e rindërtimit në Kombinat dhe kudo gjetke. Si do ta adresojmë nevojën për më shumë shkolla në Një Tiranë që rritet pa pushim”, tha Rama.
