Asambleja e PS-së së Tiranës në Akademinë e Arteve, mbërrin ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku Kryetari i PS, njëkohësisht kryeministri Rama, po mban fjalën e tij në Asamblenë e PS Tiranë. Mes të tjerash ai u shpreh:
“Ky organizim i ri do ta marrë forcën e vet te arritjet e mëdha të PS për Shqipërinë dhe shqiptarët, ky pasqyrë kuptimplotë për këtë është buxheti. Por në forcë bindëse do të duket të kthejmë edhe deficitet që ka krijuar për Tiranën humbja e deficitit të drejtësisë së re. Nga njëra anë paraburgimi që i është bërë, e nga ana tjetër vendimi absurd të Gjykatës Kushtetuese për ta lënë në detyrë.
Ky absurditet antidemokratik, që e ka 2 vjet kryeqytertiun e Shqipërisë me kokë të prerë është i pashoq në historinë e Europës demokratike. Nuk ishte në dorën tonë ta ndalim dhe ta zhbëjmë, pavarësisht se haraçin e këtij absurdi e paguajnë çdo ditë qytetarët e Tiranës. Në dorën tonë është t’i tregojmë qytetarëve sesi do ta rifitojmë kohën që humbi Tirana në këto 2 vite.
Si do ta mbyllim plagën e rindërtimit, si do ta rrisim volumin e apartamenteve sociale dhe si do ta krijojmë shtresën e re zhvillimore të strehimit të përballueshëm. Si do ta rrisi numrin e kopshteve, çerdheve dhe shkollave që janë janë kusht për mbarëvajtjen e punës së prindërve në familjet e reja. Si do ta rrisim rrjetin me shtëpitë muze, pasi i kemi shpëtuar nga shembja? Po sistemin e ujit dhe mbetjeve, si do t’i çojmë në nivel tjetër përmes partneritet që po lidh qeveria me kompani ndërkombëtare.
Nuk ka kuptim që shteti ta ketë zero taksën për biznesin e vogël dhe bashkitë ta ngarkojnë me lloj lloj taksash të ndryshme. Në këtë kontekst ku ne nisim sot organizimin e ri, mbani parasysh faktin se në Tiranën që e kemi fituar 6 herë në 7 gjithsej në 26 vitet e fundit, kemi qenë gjithnjë një ofertë e nivelit tjetër.
Kur nuk e mbajtëm dot fitoren na mundi vjedhja me vulë gjykate dhe na la në baltë organizimi i bërë me mendjelehtësinë e skuadrës që hyn në fushë me idenë se e ka fitorn në xhep. Nuk shkojmë me këtë mendjelehtësi këtë herë. Dua ta bëj të qartë për të gjithë se kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, nuk do të ketë më vend në këtë shtëpi të madhe politike, ku të gjithë janë të nevojshëm, por askush nuk është i domosdoshëm”, u shpreh Rama mes të tjerash.
Top Channel