Rama në Asamblenë e Tiranës: PS do të fitojë sërish kryeqytetin dhe Shqipërinë, jemi rruga drejt BE-së

21 Nëntor 2026 | 11:36

Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste do të fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë, duke e cilësuar forcën politike që ai drejton si rrugën e vetme drejt integrimit evropian.

Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e PS-së së Tiranës, Rama u shpreh se socialistët mbeten alternativa që garanton stabilitetin dhe përparimin e vendit, ndërsa për partitë e tjera opozitare tha se përfaqësojnë rrezik për të ardhmen e Shqipërisë.

“Partia Socialiste nuk mbetet thjesht alternativa më e mirë relative në një hapësirë politike ku alternativat e tjera janë jo vetëm shumë më të dobëta, por seriozisht të rrezikshme për të nesërmen e vendit. Pas çdonjërës prej tyre vjen kaosi, konfuzioni, paqëndrueshmëria që kërcënon Shqipërinë, që është e dukshme për këdo që ka sy të shikojë”, deklaroi Rama.

Sipas Ramës, PS është forca politike përmes së cilës kalon rruga drejt Bashkimit Evropian, duke përmendur edhe sfidat ndërkombëtare me të cilat, sipas tij, po përballet vendi.

“PS është partia që do ta fitojë Tiranën dhe Shqipërinë, sepse është rruga nga kalon bashkimi me Europën. Për këtë kohë kaq të ndërlikuar, Shqipëria jonë e vogël, pikërisht se është bërë e madhe, është bërë dhe arenë e luftës hibride kundër BE-së, kundër përparimit, kundër reputacionit tonë të rritur ndërkombëtar”, u shpreh kryeministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama mesazh Veliajt nga Asambleja

Kryeministri Edi Rama i dërgoi një mesazh kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste në kryeqytet. Duke iu...
11:43 | 21/11/2026

Rama nga Asambleja e Tiranës: Kush do sillet si “e ëma e Zeqos në majë të thanës”, nuk ka vend në PS

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mesazhe të drejtpërdrejta në Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, duke iu referuar edhe situatës me kryebashkiakun Erion Veliaj. Gjatë...
11:29 | 21/11/2026

Asambleja e Tiranës, Rama: Vendimi i drejtësisë për ta lënë në detyrë kryebashkiakun, absurd. Haraçin po e vuajnë qytetarët

Kryeministri Edi Rama e cilësoi absurd vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rikthyer në detyrë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në kushtet kur e ka...
11:23 | 21/11/2026