Rama nga Asambleja e Tiranës: Kush do sillet si “e ëma e Zeqos në majë të thanës”, nuk ka vend në PS
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mesazhe të drejtpërdrejta në Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, duke iu referuar edhe situatës në bashkinë e kryeqytetit dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.
Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se kushdo që vepron në kundërshtim me qëndrimet dhe vendimmarrjen e partisë, nuk do të ketë më vend në strukturën politike të socialistëve.
“Kushdo që sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, nuk do të ketë vend më në këtë shtëpi të madhe politike”, u shpreh Rama.
Rama iu drejtua edhe drejtuesve të Bashkisë së Tiranës, duke paralajmëruar se, sipas tij, goditja e punonjësve në krye të detyrës me porosi nga lart nuk do të harrohet dhe as do të falet.
“Një person që nuk është i lirë, i falet të fantazojë gabim, por askujt që e ka lirinë të marrë vendime në një funksion politik, nuk i falet të bëjë të njëjtin gabim, Çdo drejtuesi të Bashkisë së Tiranës i them sot se goditja e njerëzve në krye të detyrës me porosi nga lart as nuk do të harrohet, as nuk do të falet”, u shpreh ai.
“Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama mesazh Veliajt nga Asambleja
Rama në Asamblenë e Tiranës: PS do të fitojë sërish kryeqytetin dhe Shqipërinë, jemi rruga drejt BE-së
Asambleja e Tiranës, Rama: Vendimi i drejtësisë për ta lënë në detyrë kryebashkiakun, absurd. Haraçin po e vuajnë qytetarët
- 11:43 “Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama mesazh Veliajt nga Asambleja
- 11:36 Rama në Asamblenë e Tiranës: PS do të fitojë sërish kryeqytetin dhe Shqipërinë, jemi rruga drejt BE-së
- 11:23 Asambleja e Tiranës, Rama: Vendimi i drejtësisë për ta lënë në detyrë kryebashkiakun, absurd. Haraçin po e vuajnë qytetarët
- 11:08 Demo, Koçiu dhe Manastirliu mbërrijnë së bashku në Asamblenë e PS-së në Tiranë
- 11:03 Delvinë, arrestohet 41-vjeçari i dënuar me 9 vite burg për marrëdhënie seksuale me të mitur
- 10:17 Rama mbledh Asamblenë e PS-së Tiranë, në fokus zgjedhjet vendore të 2027-ës