Kur një polic apo xhandar përdor armën në Francë, do të prezumohet se ka vepruar brenda ligjit. Këtë parashikon projektligji që mori të premten miratimin përfundimtar të parlamentit francez. Senati votoi me 205 vota pro dhe 110 kundër, pasi dhoma e ulët e kishte miratuar tekstin në korrik.