“Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama mesazh Veliajt nga Asambleja

21 Nëntor 2026 | 11:43

Kryeministri Edi Rama i dërgoi një mesazh kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste në kryeqytet.

Duke iu referuar akuzave dhe deklaratave të Veliajt, Rama u shpreh se nuk mund ta gjykojë për atë që thotë apo bën, por shpreson që ai të kuptojë se, sipas tij, po gabon në raport me kryeministrin dhe Partinë Socialiste.

“S’e gjykoj dot Erionin për çfarë thotë e çfarë ai bën. Uroj me gjithë zemër të kuptojë se është në gabim ditë e natë në raport me mua dhe në raport me PS. Por ne do ta gjykojmë me ashpërsinë më të madhe politike këdo në Bashkinë e Tiranës që do të zbatojë këtë kuturisje qorre kundër njerëzve të bashkisë, qofshin qytetarë, apo si Elona Lalaj (kreu i Policisë Bashkiake), apo demokratë që punojnë në radhët e mijëra njerëzve në Bashkinë e Tiranës”, deklaroi Rama.

Rama u shpreh i bindur për fitoren e Partisë Socialiste në kryeqytet më 9 maj, duke e lidhur atë me datën e zgjedhjeve, që përkon me Ditën e Evropës.

“Mungesën e kryebashkiakut ne do ta zgjidhim më 9 maj, me fitoren e Tiranës në ditën e madhe të Evropës dhe ne do ta fitojmë përsëri Tiranën, sepse pavarësisht dhe përtej të metave, dobësive, gabimeve apo edhe fajeve tona, në gjatësinë e një të përpjete të vështirë, sa 13 vjet përpjekje të mundimshme, PS nuk mbetet thjesht alternativa më e mirë relative, ku alternativat e tjera janë shumë më të dobëta, të rrezikshme për të nesërmen e vendit. Pas çdo njërës prej tyre vjen kaosi, konfuzioni, paqëndrueshmëria që e kërcënon sot Shqipërinë si një hije e dukshme për këdo që ka sy të shikojë”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama në Asamblenë e Tiranës: PS do të fitojë sërish kryeqytetin dhe Shqipërinë, jemi rruga drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste do të fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë, duke e cilësuar forcën politike që ai drejton si rrugën e...
11:36 | 21/11/2026

Rama nga Asambleja e Tiranës: Kush do sillet si “e ëma e Zeqos në majë të thanës”, nuk ka vend në PS

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mesazhe të drejtpërdrejta në Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, duke iu referuar edhe situatës me kryebashkiakun Erion Veliaj. Gjatë...
11:29 | 21/11/2026

Asambleja e Tiranës, Rama: Vendimi i drejtësisë për ta lënë në detyrë kryebashkiakun, absurd. Haraçin po e vuajnë qytetarët

Kryeministri Edi Rama e cilësoi absurd vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rikthyer në detyrë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në kushtet kur e ka...
11:23 | 21/11/2026