Edi Rama ka konfirmuar përjashtimin nga partia të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS për Tiranën, duke folur për rastin e Veliajt, Rama iu referua dy figurave socialiste si “të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi”.
“Si mund të largohet nga puna arbitrarisht një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak, dhe të tjerë drejtues e punonjës të bashkisë së Tiranës pse nuk u bëjnë like dhe share dorëshkrimeve të Lalit, nga burgu imagjinar politik apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij. Ky i fundit i adresohet shkresërisht Bashkisë së Tiranës, duke firmosur si drejtues politik, ndërkohë që është thjesht një nga 2 të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi. Nuk do të tolerohet më askush që flet dhe sillet me detyrat ndaj popullit dhe kësaj familje”,- u shpreh Rama ndër të tjera.












