Rama paralajmëron Veliajn dhe mbështetësit e tij: Kush ndjek këtë rrugë do të ndëshkohet
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë në adresë të Erion Veliajt dhe personave që mund të rreshtohen në krah të tij, në një moment kur përplasja mes tyre brenda Partisë Socialiste vijon të thellohet.
Përplasja politike mes dy figurave socialiste është intensifikuar pas shkëputjes së Veliajt nga drejtimi politik i PS-së në Tiranë dhe mesazheve të njëpasnjëshme që kryebashkiaku ka përcjellë nga burgu i Fierit.
Ndërkohë, Rama duket se ka zgjedhur një qëndrim paralajmërues ndaj atyre që mund të ndjekin këtë linjë përplasjeje, duke lënë të kuptohet se qëndrime të tilla nuk do të kalojnë pa pasoja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



