Rama në Asamblenë e PS-së: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

21 Nëntor 2026 | 12:18

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se Partia Socialiste ka bërë gabime dhe faje gjatë rrugëtimit të saj politik, për të cilat, sipas tij, është ndëshkuar, por theksoi se forca e kësaj partie qëndron te aftësia për t’u ringritur dhe për të vijuar përpara.

Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e PS-së në Tiranë, Rama u shpreh se socialistët kanë dalë më të fortë edhe nga krizat e shkaktuara prej gabimeve të tyre, duke mos u dorëzuar përballë vështirësive.

“Kemi bërë gabime, padiskutim, kemi bërë edhe faje për të cilat jemi ndëshkuar, por ne nuk duhet të humbim aftësinë për t’u ngritur. Kemi dalë më të fortë edhe nga krizat që kemi shkaktuar me gabimet tona, sepse nuk u dorëzuam përballë situatave ku disa mbase menduan se ishte fundi ynë. Jemi përpjekur si të bëjmë më mirë edhe pasi kemi fituar, se e dimë që fitorja nuk na pret ne, por duhet marrë me punë dhe avantazh mbi kundërshtarët”, deklaroi Rama.

Kryeministri e lidhi më tej këtë qëndrim me procesin e integrimit evropian, duke thënë se objektivi i socialistëve është të garantojnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Sot, kur dera e Evropës është e hapur, jemi këtu për t’u siguruar se ajo derë nuk do të mbyllet pa hyrë Shqipëria në të. Flamuri i Skënderbeut do të valëvitet në Evropë. Askush, asgjë, asnjëherë, ne nuk na ndal”, përfundoi Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: 10 mijë familje do të përfitojnë banesa në 2027, objektivi deri në 2030 është 55 mijë

Kryeministri Edi Rama tha se 10 mijë familje do të përfitojnë strehim gjatë vitit 2027, në kuadër të programit të ri të strehimit. Gjatë fjalës...
12:00 | 21/11/2026

“Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama mesazh Veliajt nga Asambleja

Kryeministri Edi Rama i dërgoi një mesazh kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste në kryeqytet. Duke iu...
11:43 | 21/11/2026

Rama në Asamblenë e Tiranës: PS do të fitojë sërish kryeqytetin dhe Shqipërinë, jemi rruga drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste do të fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë, duke e cilësuar forcën politike që ai drejton si rrugën e...
11:36 | 21/11/2026