Kryetari i Partisë Socialiste, njëkohësisht kryeministri Rama, foli në Asamblenë e PS Tiranë.
“Si mund të largohet nga puna një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e Policisë Bashkiake, ashtu si edhe drejtues e punonjës të tjerë në Bashkinë e Tiranës? Pse nuk u bëjnë “like” dhe “share” dorëshkrimeve të Lalit nga burgu imagjinar politik? Apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij?
Ky i fundit i adresohet shprehimisht Bashkisë së Tiranës, duke firmosur si drejtor politik, ndërkohë që është një nga dy të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi, ku nuk do të tolerohet më asnjë pasqyrim i fjalëve të tij ndaj popullit dhe kësaj familjeje, si e ëma e Zeqos në majë të thanës.
“S’e gjykoj dot Erjonin për çfarë thotë e çfarë ai bën, uroj me gjithë zemër të kuptojë se është në gabim ditë e natë në raport me mua dhe në raport me PS. Por ne do ta gjykojmë me ashpërsinë më të madhe politike këdo në Bashkinë e Tiranës që do zbatojë këtë kuturisje qorre kundër njerëzve të bashkisë , qofshin qytetarë, apo si Erjona Lalaj ( Kreu i policisë bashkiake ), apo demokratë që punojnë në radhët e mijëra njerëzve në bashkinë e Tiranës
Mungesën e kryebashkiakut, ne do ta zgjidhim më 9 maj, me fitoren e Tiranës në ditën e madhe të Evropës dhe ne do ta fitojmë përsëri Tiranën sepse pavarësisht dhe përtej të metave, dobësive, gabimeve, apo edhe fajeve tona, në gjatësinë e një të përpjete të vështirë, sa 13 vjet përpjekje të mundimshme, PS nuk mbetet thjesht alternativa më e mirë relative, ku alternativat e tjera janë shumë më të dobëta, të rrezikshme për të nesërmen e vendit, pas çdo njërës prej tyre, vjen kaosi konfuzioni paqëndrueshmëria”, tha Rama.
Kryeministri tha se “Njeriu që nuk është i lirë, i falet t’i gjykojë gabim gjërat, të fantazojë gabim apo të porosisë gabimisht punë të gabuara, por askujt që ka detyrën të vendosë veten në shërbim të të tjerëve nuk i falet të bëjë këto gabime apo të zbatojë porosi që e bëjnë bashkëfajtor ndaj të tjerëve. Çdo drejtuesi që është anëtar i kësaj partie i them sot se goditja e njerëzve në krye të detyrës, me porosi nga larg për motive të pajustifikueshme, nuk harrohet dhe nuk falet. Jemi partia që kemi çliruar shtetin nga largimet politike nga puna, duke shpëtuar nderin e shumë pjesëtarëve të administratës. Tani nuk i kërkohet llogari askujt për kë votojnë. Si mund të largohet nga puna arbitrarisht një grua që ka mbajtur me dinjitet uniformën në krye të Policisë Bashkiake apo të hierarkisë së Tiranës, sepse nuk i bën like dhe share postimeve të Lalit apo sepse nuk ekspozon mbështetjen e avokatit të tij? Ky i fundit firmos si drejtues politik, ndërkohë që është thjesht një nga dy të përjashtuarit e ditëve të fundit të PS-së. Unë nuk gjykoj Erionin për atë që ai bën, por duhet të kuptojë se është në gabim ditë dhe natë në raport me mua dhe PS-në.”.