Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Ramën për përdorim politik të SPAK-ut në çështjen që lidhet me Elisa Spiropalin dhe bashkëshortin e saj.
Gjatë një deklarate për mediat, Berisha tha se akuzat ndaj Spiropalit i kishte ngritur në Parlament dy vite më parë, duke pretenduar se kishte paraqitur edhe fakte dhe sipas tij regjistrimi i procedimit penal pikërisht pas përplasjeve me Ramën dëshmojnë përdorimin e SPAK-ut si instrument politik.
“Akuza për Elisa Spiropalin kam paraqitur unë në parlament 2 vjet më parë me fakte, por regjistrimi për vepra penale të bashkëshortit të saj në një kohe kur ajo ka marrë të themi një rrugë kundërshtie të paktën me fjalë të qëndrimeve të Edi Ramës, del dhe dëshmon për përdorimin si armë politike të SKAP-it (SPAK) të partisë”,- u shpreh Berisha.












