“Baca Jakup qëndro i fortë”, Krasniqi largohet nga shtëpia mes përqafimeve dhe duartrokitjeve
21/11/2026 12:46
Ka përfunduar këtë të shtunë vizita katër ditore e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Në momentin që po ndahej nga familjarët e tij, ai është duartrokitur nga të afërmit që kishin dalë nëpër ballkone për ta parë.
“Baca Jakup qëndro i fortë”, dëgjohet të thotë dikush.
Ndërkohë ditën e sotme, Jakup Krasniqi do të rikthehet në qendrën e paraburgimit në Hagë, pas katër ditësh vizitë humanitare në familjen për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Top Channel