Berisha thirrje Veliajt dhe Spiropalit: T’u tregojnë shqiptarëve krimet, të largojmë dyshen Rama-Balluku

Këtë të shtunë, gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, lideri demokrat, Sali Berisha, u ka bërë thirrje Erion Veliajt dhe Elisa Spiropalit, që të bëhen pjesë e përpjekjeve për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv.kryeministres Belinda Balluku nga pushteti.

Berisha u shpreh se Veliaj dhe Spiropali, kanë dijeni për çështjet e korrupsionit që ai ia atribuon Ramës dhe Ballukut, dhe ato duhet t’ja tregojnë shqiptarëve.

Të lidhura

None found

“Erion Veliaj, nëse do të kontribuojë, le t’u thotë shqiptarëve gjithçka di për Edi Ramën, sepse, sado të ketë bërë vetë, krimet e Edi Ramës janë të pakrahasueshme me të asnjë tjetri. Unë nuk mund të them se Erion Veliaj, sot në qeli, është rrezik ekzistencial për Shqipërinë. Ne kemi bërë gjithçka që ai të shkojë para drejtësisë. Ky është qëndrimi im ndaj cilitdo që do të kontribuojë për të larguar nga pushteti dyshen me famëkeqe Rama-Balluku”, deklaroi Berisha.

Ai u bëri thirrje gjithashtu edhe deputetëve socialistë që të bashkohen në këtë nismë, duke e cilësuar situatën si një betejë për të ardhmen e vendit.

“Çfarë kanë në dorë Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali? Ata dinë më shumë se të tjerët për korrupsionin e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut. Duhet të përpiqen të bëjnë më shumë njerëz për vete nga ata deputetë. Është sot betejë për jetën, për ekzistencën e kombit”, u shpreh kreu i Partisë Demokratike.

Berisha: Erion Veliaj, nëse do të kontribuojë, le t’u thotë shqiptarëve gjithçka di për Edi Ramën, sepse, sado të ketë bërë vetë, krimet e Edi Ramës janë të pakrahasueshme me të asnjë tjetri. Unë nuk mund të them se Erion Veliaj, sot në qeli, është rrezik ekzistencial për Shqipërinë.

Ne kemi bërë gjithçka që ai të shkojë para drejtësisë. Ky është qëndrimi im ndaj cilitdo që do të kontribuojë për të larguar nga pushteti dyshen me famëkeqe Rama-Balluku.

Ndaj ju ftoj të thërrasim së bashku cilindo që mund të kontribuojë për largimin e kësaj dysheje nga pushteti që po rrënon qenien shqiptare. Çfarë kanë në dorë Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali?

Ata dinë më shumë se të tjerët për korrupsionin e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut. Duhet të përpiqen të bëjnë më shumë njerëz për vete nga ata deputetë. Është sot betejë për jetën, për ekzistencën e kombit.


Shtuar më 21.11.2026 12:46

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişjojobet