Prokuroria e Beratit ka sekuestruar pasuritë e Donald Lavdarit, të cilat dyshohet se burojnë nga trafiku i drogës në Spanjë dhe Greqi.
Sipas organit të akuzës, nga hetimet mbi procedimin penal nr.963, të vitit 2018, dhe referimit pasuror mbi të, rezultoi se shtetasi Donald Lavdari është përfshirë në veprimtari kriminale jashtë shtetit e kryesisht në Spanjë dhe Greqi në aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike për të cilën ky shtetas është hetuar (dënuar) nga autoritetet e drejtësisë, për konsumimin e veprës penale të “Trafikimit të Lëndëve Narkotike”.
Prokuroria dyshon se me të ardhurat e siguruara nga veprimtaria kriminale, ky shtetas ka investuar në Shqipëri në qytetin e Poliçanit ku jeton, me blerjen e objekteve dyqane, apartamente për vete dhe familjarët si dhe në blerjen e mjeteve të markave të ndryshme. Ai disponon gjithashtu edhe aktivitete private kryesisht në fushën e tregtisë ushqimore, ”Bar-Kafe”, ‘Ushqim i shpejtë”, etj.
Sipas prokurorisë, Lavdari ndodhet në Spanjë që nga viti 2017, ku në bazë të informacioneve rezulton i ndaluar nga organet e drejtësisë Spanjolle për veprën penale Trafikimit të Lëndëve Narkotike.”
Nga Analiza Financiare për periudhën 2005 – 2016 rezulton se të ardhurat dhe burimet financiare të dokumentuara të Lavdarit dhe familjarëve të tij nuk rezulton mjaftueshëm për të mbuluar përdorimet financiare të evidentuara.
Sa më sipër, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, u sekuestruan pasuritë e mëposhtme të Lavdarit dhe familjarëve të tij:
– ZK 3019, volum 10, nr. Pasurie 3/175-N2, me status regjistrim i përkohshëm, në pronësi të shtetasit D.L.;
– ZK 3019, volum 7, nr. pasurie 11/75+1-9, në pronësi të shtetasit D.L.;
– ZK 3019, volum 7, me status regjistrim i përkohshëm në Z.V.R.P.P Berat;
– ZK 3019, volum 7, nr. pasurie 11/75-1-9, me status aktiv në Z.V.R.P.P Berat;
– ZK 3019, vol 17, nr.pasurie 12/201-N8 me status regjistrim i përkohshëm;
– ZK 3019, vol 17, nr. pasurie 12/200-2+9 me status regjistrim i përkohshëm;
– ZK 3019, vol 5, faqe 48, nr. pasurie 12/206-2+9 me status regjistrim i përkohshëm;
-ZK 3019, vol 10, faqe 45, nr. pasurie 12/206 me status regjistrim i përkohshëm;
– ZK 3019, vol 16, nr. pasurie 12/206-N17 me status aktiv;
-ZK 3019, vol 10, faqe 45 me numër pas 12/206 me regjistrim të përkohshëm në Berat;
– Sipërfaqe 48(dyzet e tete) në Skrapar, në ZK 3019;
– Apartament me sipërfaqe prej 66 m2, në Skrapar;
– Automjet i markës Mercedes Benz në pronësi të shtetasit D.L.; dhe
– Automjet i markës, Mercedes Benz, E270CDI.













