Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Kristian Shpendi, po kalon një moment të artë me fanellën e Cezenës në kampionatin italian Serie B. Në ndeshjen e javës së 12-të, ekipi i tij mposhti Veronën me rezultatin 2-0, ndërsa 23-vjeçari la gjurmë në këtë takim duke realizuar golin e dytë në minutën e 65-të.
Ky ishte finalizimi i tretë për Shpendin në katër paraqitjet e tij më të fundit në kampionat me bardhezinjtë. Forma e tij e jashtëzakonshme e ka çuar sulmuesin në krye të listës së golashënuesve të sezonit aktual në Serie B, ku ka arritur në kuotën e nëntë golave të shënuar.
Të lidhura
None found
Performancat bindëse të 23-vjeçarit kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve, të cilat po ndjekin me interes situatën e tij për një transferim të mundshëm. Ndërkohë, te përfaqësuesja shqiptare Shpendi numëron katër ndeshje të luajtura, por në sfidat e muajit nëntor nuk u aktivizua asnjë minutë, për shkak të konkurrencës së fortë që ekziston në repartin sulmues.







