Ministri i Jashtëm iranian: Ka argumente të arsyeshme për ndryshimin e doktrinës bërthamore

21 Nëntor 2026 | 13:10

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, thotë se ka argumente “të arsyeshme” në favor të ndryshimit rrënjësor të doktrinës bërthamore të Iranit, pasi anëtarësimi në Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) nuk e parandaloi sulmin ndaj objekteve bërthamore të vendit. Megjithatë, ai këmbënguli se qëndrimi zyrtar i Teheranit nuk ka ndryshuar.

Në një intervistë të publikuar më 21 nëntor në të përditshmen qeveritare, Iran, Araqchi e cilësoi debatin zgjeruar mes elitës politike iraniane për doktrinën bërthamore si “serioz dhe strategjik”, duke thënë se të dyja palët kanë argumente të forta.

Prej disa muajsh, zyrtarë të lartë të sigurisë dhe ligjvënës të linjës së ashpër po bëjnë thirrje haptazi që Irani jo vetëm të tërhiqet nga NPT-ja, por edhe të zhvillojë kapacitete bërthamore për parandalim.

NPT-ja, që hyri në fuqi më 1970, synon të parandalojë përhapjen e armëve bërthamore, duke nxitur njëkohësisht përdorimin paqësor të energjisë bërthamore nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA).

Si shtet anëtar që nuk zotëron armë bërthamore, Irani është ligjërisht i detyruar të mos prodhojë dhe as të sigurojë armë të tilla. Megjithatë, ai gëzon të drejtën për ta zhvilluar energjinë bërthamore për qëllime paqësore.

Sipas Araqchit, përkrahësit e ndryshimit të doktrinës bërthamore të Iranit argumentojnë se anëtarësimi në NPT, masat mbikëqyrëse të IAEA-së dhe mekanizmat e tjerë të mbikëqyrjes nuk i parandaluan sulmet ndaj objekteve bërthamore iraniane. Megjithatë, ai shtoi se largimi nga kuadri i tanishëm “nuk do të kalonte pa pasoja të ndërlikuara”.

“Deri në këtë moment, doktrina jonë nuk ka ndryshuar dhe qëndrimet tona zyrtare mbeten të njëjta”, tha Araqchi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm i ri kibernetik ndaj FBI-së, targetohet baza e të dhënave me urdhër-arreste dhe të dhëna kriminale

FBI po heton një sulm të dyshuar kibernetik që ka shkelur një bazë të dhënash kombëtare të përdorur nga agjencitë federale, shtetërore dhe lokale të...
10:09 | 21/11/2026

Një tërmet i fuqishëm godet Perunë, rrëshqitje dherash dhe ndërprerje të energjisë elektrike (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë goditi Perunë qendrore ,  duke shkaktuar shqetësim tek banorët pasi dridhja u ndje në shumë zona të vendit,...
08:47 | 21/11/2026

Operacion sekret kibernetik në Britani, dhjetëra mijëra frigoriferë mbrohen nga hakerat pas sulmit të fundit

Një operacion sigurie kibernetike prapa skenave është zhvilluar për të siguruar nga hakerat dhjetëra mijëra frigoriferë dhe ngrirës në supermarkete, depo, restorante, stacione benzine dhe...
06:30 | 21/11/2026