Ernest Muçi mund të bëhet një nga emrat më të përfolur të merkatos së janarit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka përfunduar në radarët e Romës, me trajnerin Gian Piero Gasperini që raportohet se e pëlqen profilin e 25-vjeçarit.
Sipas raportimeve të mediave italiane dhe turke, Roma po shqyrton mundësinë e transferimit të futbollistit të Trabzonspor. Theksojmë se Roma mund të paguajë 22 milionë euro.
Në këtë sezon, Muçi ka realizuar 3 gola.
