AKTUALITET

“Kemi bërë gabime e faje, të gjithë menduan se ky ishte fundi ynë…” Rama pranon problemet në PS: Fitoren në Tiranë duhet ta meritojmë, të jemi më të pranishëm aty ku kemi humbur besim

13:09 - 21.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama ka kërkuar riorganizim të Partisë Socialiste në Tiranë, me synimin për të rritur praninë e strukturave në terren dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve në zonat ku, siç tha ai, mbështetja për partinë është dobësuar.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së në Tiranë, Rama theksoi se organizimi i ri nuk duhet të shihet thjesht si një ndarje detyrash mes drejtuesve dhe deputetëve, regjistrim anëtarësh apo ngritje e një makinerie elektorale, por si një mënyrë e re e funksionimit të partisë.

Ai kërkoi që socialistët të jenë më të pranishëm në jetën e përditshme të qytetarëve, në lagje, në pallate dhe pranë grupeve të ndryshme të interesit, duke mos u përqendruar vetëm te zonat ku kanë mbështetje.

“Organizimi që nisim sot garanton Tiranën dhe Shqipërinë në atë që vjen në 10 vitet e ardhshme. Sot nuk ndajmë vetëm detyruat apo marrjen e detyrave nga drejtues e deputetë, as thjesht për një regjistrim të ri anëtarësh dhe mbështetësish, as për të vënë në punë një makineri elektorale që di të marrë shumë vota… Ne nuk jemi këtu thjesht për të mbrojtur atë që kemi fituar, por jemi për një mënyrë të re për të merituar atë që kërkojmë të fitojmë sërish. Kemi nevojë për një PS më të organizuar dhe Tirana ka nevojë për një PS më të pranishme në rrugë, në bashkësinë e pallateve, jetën e përditshme të njerëzve, pranë të gjitha moshave dhe grupeve të interesit. Më të pranishme jo vetëm aty ku kemi mbështetje, por sidomos aty ku ne kemi humbur besim. Jo pranë atyre që na mirëpresin dhe duartrokasin, por edhe pranë atyre që na kritikojnë apo shajnë. Një parti e shtrirë në të gjitha ditët e javës me frymën e orës së pranisë besnike. Besnike jo ndaj interesave të individëve që mbajnë një post”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së për Tiranën, Rama deklaroi se pavarësisht krizave dhe vështirësive, socialistët kanë ditur të ringrihen.

“Ne kemi dalë më të fortë nga tërmeti që na shembi një pafundësi shtëpish, nga pandemia që na ndali bashkë me gjithë botën, nga krizat e shkaktuara prej duarve të mbrapshta, por edhe nga ato që kemi shkaktuar vetë me gabimet tona”, tha Rama, ndërsa shtoi më tej se PS ia doli, sipas tij, edhe kur të tjerët menduan se ishte fundi i tyre.

“Kemi dalë më të fortë, jo se ishim të pagabueshëm, por sepse nuk u dorëzuam asnjëherë, edhe përballë situatave kur mbase të gjithë menduan se ky ishte fundi ynë. Kemi bërë gabime, pa diskutim. Kemi pasur dobësi, pa diskutim. Kemi bërë edhe faje, për të cilat edhe jemi ndëshkuar, pa diskutim. Por ne kemi pasur gjithnjë diçka që na ka dalluar nga të gjithë të tjerët dhe që ne nuk duhet ta humbim kurrë, aftësinë për të nxjerrë mësim, për t’u ngritur dhe për të vazhduar përpara”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.