Një mbrëmje që Francisco Moura do të dëshirojë ta harrojë sa më shpejt. Mbrojtësi i Portos u bë protagonist i një episodi të pazakontë në përballjen ndaj Paredesit, në Kupën e Portugalisë.
Portugezët kishin kontrollin e ndeshjes dhe kryesonin 1-0, por minuta e 57-të solli një surprizë të hidhur. Pa u shqetësuar nga ndonjë kundërshtar, Moura gaboi në mënyrë të pabesueshme dhe dërgoi topin në rrjetën e portës së tij.
Autogoli e tronditi dukshëm futbollistin. Ai nuk mundi t’i përmbante emocionet, shpërtheu në lot dhe kërkoi të largohej nga loja. Shokët e skuadrës u përpoqën t’i qëndronin pranë në një moment shumë të vështirë.
Empata o USC Paredes numa infelicidade de Francisco Moura 🫨
#sporttvportugal #TAÇAnaSPORTTV #TaçadePortugal #FCPorto #USCParedes https://t.co/KqQQkxEPDq
— sport tv (@sporttvportugal) November 20, 2026
