Grand Theft Auto VI, një prej videolojërave më të shumëpritura në botë, ka hyrë edhe në diskutimet e futbollit. Këtë herë, në qendër të vëmendjes është Arsenali dhe trajneri Mikel Arteta.
Tekniku spanjoll ka folur për ndikimin që mund të ketë videoloja te futbollistët, duke lënë të kuptohet se klubet duhet të jenë të vëmendshme ndaj çdo faktori që mund të ndikojë në përgatitjen e lojtarëve.
“Unë nuk kam pasur një problem të tillë. 95 për qind e skuadrës ishte e angazhuar me kombëtaret, ndërsa tani do të përpiqemi të kuptojmë se sa të ekspozuar jemi ndaj këtyre lloj lojërave dhe të sigurohemi që gjithçka të jetë në nivelin e duhur, në mënyrë që lojtarët të performojnë dhe të përqendrohen te detyrat e tyre”, deklaroi Arteta.
