Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sekuestrohen 14 pasuri në Poliçan, në pronësi të Donald Lavdarit! Dyshohet se u blenë me paratë e drogës

    Pas përplasjes me Bardhin, Labinot Rexha e habit me ftesën e papritur

    Manastirliu prezanton organizimin e ri të PS në Tiranë: 5 nivele drejtimi, 19 deputetë e ministra në 27 njësi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Sekuestrohen 14 pasuri në Poliçan, në pronësi të Donald Lavdarit! Dyshohet se u blenë me paratë e drogës
    Aktualitet

    Sekuestrohen 14 pasuri në Poliçan, në pronësi të Donald Lavdarit! Dyshohet se u blenë me paratë e drogës

    November 21, 2026

    Prokuroria e Beratit ka vendosur sekuestro preventive mbi 14 pasuri në pronësi të Donald Lavdarit dhe familjarëve të tij, pasi dyshohet se janë krijuar me të ardhura që burojnë nga aktiviteti kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

    Sipas hetimeve të organit të akuzës, Lavdari është përfshirë në aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike në Greqi dhe Spanjë, ku është hetuar dhe dënuar nga autoritetet e drejtësisë së këtyre vendeve për trafik droge.

    Prokuroria dyshon se të ardhurat e përfituara nga veprimtaria kriminale janë investuar në Shqipëri, kryesisht në qytetin e Poliçanit, ku ai dhe familjarët e tij kanë blerë dyqane, apartamente dhe automjete të markave të ndryshme.

    Gjithashtu, nga hetimet rezulton se Lavdari disponon edhe aktivitete private në fushën e tregtisë ushqimore, bareve, kafeneve dhe shërbimit fast food.

    Në kuadër të hetimit pasuror, që lidhet me procedimin penal nr. 963 të vitit 2018, është kryer edhe një analizë financiare për periudhën 2005-2016. Nga kjo analizë ka rezultuar se të ardhurat dhe burimet financiare të dokumentuara të Lavdarit dhe familjarëve të tij nuk ishin të mjaftueshme për të justifikuar shpenzimet dhe përdorimet financiare të evidentuara.

    Në njoftimin e saj, Prokuroria bën me dije se shtetasi D.L. ndodhet në Spanjë që prej vitit 2017, ku sipas informacioneve të administruara rezulton i ndaluar nga autoritetet spanjolle për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

    Pasuritë e sekuestruara

    Me kërkesë të Prokurorisë së Beratit, janë vendosur në sekuestro 14 pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të shtetasit D.L. dhe personave të lidhur me të.

    Lista përfshin disa prona të regjistruara në Zonën Kadastrale 3019, mes tyre dyqane dhe apartamente, si dhe një sipërfaqe prej 48 m² në Skrapar dhe një apartament me sipërfaqe 66 m², po në këtë zonë.

    Në listën e pasurive të sekuestruara janë përfshirë edhe dy automjete të markës Mercedes-Benz, njëri prej të cilëve modeli E270 CDI.

    Sipas Prokurorisë, sekuestrimi është kërkuar në kuadër të hetimeve për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

    Berat Polican sekuestrim
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sekuestrohen 14 pasuri në Poliçan, në pronësi të Donald Lavdarit! Dyshohet se u blenë me paratë e drogës

    November 21, 2026

    Pas përplasjes me Bardhin, Labinot Rexha e habit me ftesën e papritur

    November 21, 2026

    Manastirliu prezanton organizimin e ri të PS në Tiranë: 5 nivele drejtimi, 19 deputetë e ministra në 27 njësi

    November 21, 2026

    Rama: Ndihmë mujore për fëmijët deri në 5 vjeç, sigurime shoqërore për prindërit që kujdesen për fëmijët me aftësi ndryshe

    November 21, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi i ditës, intuitë dhe këmbëngulje për të arritur objektivat

    Horoskopi 20 nëntor 2026/ Çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj

    Horoskopi 19 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.