Kryeministri Edi Rama është përballur me thirrjet e protestuesve në përfundim të mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste në Tiranë.
Teksa po largohej nga ambientet e Akademisë së Arteve, Rama është pritur nga qytetarë dhe studentë që protestonin jashtë godinës, të cilët i kanë kërkuar dorëheqjen.
“O kriminel, o hajdut”, “Jep dorëheqjen” ishin disa nga thirrjet që protestuesit drejtuan ndaj kryeministrit.
Thirrjet kanë nxjerrë edhe njëherë bllof Ramën, i cili përmes një video të publikuar në rrjete sociale, mëngjesin e sotëm pretendonte se kishte zhvilluar një takim studentë protestues të cilët ishin dakordësuar për dialog.













