Policia e Gjirokastrës ka goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, në kuadër të operacionit të koduar “Final Sale”.
Në pranga ka rënë një 29-vjeçar, me inicialet K.K., ndërsa një 22-vjeçar, me inicialet O.Ç., është proceduar penalisht. Të dy janë banues në Gjirokastër.
Sipas policisë, dy të rinjtë u kapën në flagrancë pranë dy shkollave të qytetit, duke mbajtur sasi kanabisi të ndarë në doza.
Gjatë operacionit u sekuestruan lënda narkotike, një automjet dhe dy telefona celularë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.












