Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 13:47 Lind Lëvizja Studentore Kombëtare, studentët: Pa kryetar, por me një zë të përbashkët! Një grup studentësh shqiptarë kanë shpallur krijimin e Lëvizjes Studentore Kombëtare, një organizim të pavarur që synon të përfaqësojë shqetësimet e të rinjve dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lind Lëvizja Studentore Kombëtare, studentët: Pa kryetar, por me një zë të përbashkët!

Lajme E shtunë, 21 Nëntor 2026 13:47
Lind Lëvizja Studentore Kombëtare, studentët: Pa kryetar, por me një zë të përbashkët!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një grup studentësh shqiptarë kanë shpallur krijimin e Lëvizjes Studentore Kombëtare, një organizim të pavarur që synon të përfaqësojë shqetësimet e të rinjve dhe të kërkojë ndryshime në sistemin politik, arsim, punësim dhe funksionimin e institucioneve.

Përmes një deklarate publike, studentët theksojnë se iniciativa është vazhdimësi e protestave qytetare, të nisura më 31 maj 2026, të cilat, sipas tyre, morën një tjetër dimension më 13 tetor me përfshirjen e gjimnazistëve dhe studentëve.

Lëvizja kërkon transparencë dhe hetim të pavarur për pretendimet mbi përdorimin e forcës së tepruar nga policia gjatë protestave, duke theksuar rëndësinë e respektimit të së drejtës për tubime paqësore.

Një ndër shqetësimet kryesore të studentëve është emigrimi i të rinjve. Ata kërkojnë krijimin e kushteve që brezi i ri të ketë mundësi të arsimohet, të punësohet dhe të ndërtojë të ardhmen në Shqipëri, pa qenë i detyruar të largohet jashtë vendit.

Mund t'ju interesojë

Çfarë thotë raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë?

Çfarë thotë raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë?

Para 54 minutash
Berisha: Akuzat për Elisa Spiropalin i kam thënë unë para 2 vitesh, por….

Berisha: Akuzat për Elisa Spiropalin i kam thënë unë para 2 vitesh, por….

Para 1 ore
Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?

Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?

Para 1 ore

Studentët nënvizojnë se ndryshimet e vërteta nuk lidhen vetëm me zëvendësimin e individëve në pushtet, por me reforma që garantojnë zgjedhje të ndershme, institucione funksionale dhe llogaridhënie.

Sipas deklaratës, organizimi nuk ka kryetar dhe synon përfshirjen e gjerë të studentëve në diskutime dhe vendimmarrje, duke mbrojtur pluralizmin dhe debatin e hapur.

Lëvizja paralajmëron se do të prezantojë propozime konkrete për reforma politike dhe institucionale, të përgatitura në bashkëpunim me qytetarë, pedagogë, intelektualë dhe profesionistë të fushave të ndryshme.

Në përfundim, studentët bëjnë thirrje për bashkim dhe pjesëmarrje aktive në jetën publike, duke theksuar se qëllimi i tyre është ndërtimi i një Shqipërie më të drejtë, ku të rinjtë të kenë mundësi reale zhvillimi.

Ata shprehen të vendosur të vijojnë angazhimin qytetar përmes nismave konkrete dhe protestave paqësore, duke kërkuar që zëri i rinisë të dëgjohet dhe të merret seriozisht nga institucionet përgjegjëse.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lind Lëvizja Studentore Kombëtare, studentët: Pa kryetar, por me një zë të përbashkët!
Para 1 minute

Lind Lëvizja Studentore Kombëtare, studentët: Pa kryetar, por me një zë të përbashkët!

Doktrina bërthamore e Iranit: Araqchi sheh argumente të arsyeshme për ndryshim
Para 17 minutash

Doktrina bërthamore e Iranit: Araqchi sheh argumente të arsyeshme për ndryshim

Macron paralajmëron agresion rus: Incidentet në Europë në nivel të ri
Para 47 minutash

Macron paralajmëron agresion rus: Incidentet në Europë në nivel të ri

Çfarë thotë raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë?
Para 54 minutash

Çfarë thotë raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë?

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 14 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 17 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 19 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 14 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.