Cisternë nafte goditet nga një predhë e panjohur në Ngushticën e Hormuzit, pranë Omanit

Cisternë nafte goditet nga një predhë e panjohur në Ngushticën e Hormuzit, pranë Omanit

09:39, 21/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një cisternë nafte u godit nga një “predhë e panjohur” në Ngushticën e Hormuzit, 11 milje detare në veri të Khasabit, Oman, njoftoi të shtunën Qendra e Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).

“Një cisternë që po lundronte drejt daljes nga Ngushtica e Hormuzit është goditur në pjesën e pasme nga një predhë e panjohur”, tha UKMTO në një deklaratë në platformën amerikane të mediave sociale X.

Agjencia detare bëri të ditur se nuk janë raportuar viktima apo të lënduar, ndërsa ndikimi mjedisor i incidentit mbetet ende i pakonfirmuar.

UKMTO u bëri thirrje anijeve që kalojnë nëpër këtë zonë të tregojnë kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë, ndërkohë që autoritetet po hetojnë incidentin./AA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco