Një formular u është shpërndarë studentëve gjatë takimit të zhvilluar një ditë më parë me kryeministrin Edi Rama, përmes të cilit synohet të evidentohen shqetësimet dhe problematikat e tyre.
Në formular bie në sy se kërkohen disa të dhëna personale, si gjinia dhe mosha, por jo emri i studentit.
Pjesëmarrësve u kërkohet gjithashtu të përcaktojnë qytetin ku jetojnë dhe universitetin ku studiojnë. Një tjetër pjesë e formularit lidhet me problematikat e renditura, ku studentët duhet të vendosin një simbol për të identifikuar çështjet që i shqetësojnë më shumë.


