Arrestohet shtetasi i Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se kishte një vizë të falsifikuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të Turqisë, i dyshuar për falsifikim të dokumentit.
Rasti ka ndodhur të premten, në ora 12:15 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, për shkak se brenda në aeroport në shkuarje, te kontrolli i dokumenteve, ka prezantuar pasaportën Turke në të cilën kishte pasur të vendosur një vizë të Estonisë e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në raportin policor.
Nga i dyshuari është konfiskuar dokumenti për procedura hetimore, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 minutë më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate
































