Studentë, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit, ku janë përfshirë në debate me punonjësit e Policisë për bllokimin e Rrugës së Durrësit.
Forca të shumta policie kanë ndërhyrë për të mos lejuar bllokimin e rrugës, duke i shtyrë protestuesit të qëndrojnë në trotuar.
Prej muajsh, në vend zhvillohen protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Kërkesa kryesore e protestuesve vijon të jetë dorëheqja e kryeministrit.